Covid-19 shpërthen në shkolla, ish-kryeministri Berisha nxjerr vendet ku po bëhet ‘nami’: Po fshihen rastet me qëllim

0
93

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetin social facebook ka publikuar denoncimet, ku qytetarë të ndryshëm tregojne rastet me Covid në shkolla jo vetëm të kryeqytetit por dhe në qytete të tjera të vendit ku për më tepër vijon procesi mësimor.

Postimi i ish-kryeministrit

Perhapje e madhe e Covid 19 ne shkolla. Qendrimi i Edvin Hajdutit eshte Kriminal! Mos testoni qe te mos zbulohen rastet dhe te fshihet perhapje e madhe e pandemise ne vend. Lexoni mesazhet e mesuesve, pedagogve dhe nxenesve dixhital. S.B.

  • Pershendetje Dr Sali Berisha. Sot ne Tiranë ne Shkollen Besnik Sykja jane infektuar 10 mesues ndersa Ministria e Shendetsisë e mban te fshehtë lajmin, Akoma bojm shkoll dhe nuk na kan anulluar. Anonim ju lutem.
  • Pershendetje Z.Berisha. Si i vetmi zë i ketij vendi për te zgjidhur hallet e problemet e pafundme të ketij shteti hajdut e kriminel desha tju vë në dijeni se në gjimnazin “Ismail Qemali” kanë rezultuar pozitiv me covid disa mësues të kësaj shkolle. Kjo gjë është mbajtur e fshehtë dhe mësimi ka vazhduar normalisht. Sikur të mos mjaftonte kjo shumica e mësuesve janë paraqitur ne orët e mësimit pa maska duke vënë në rrezik jetën e nxënësve dhe kolegeve te tyre. Ju lutem publikojeni që të merren masa urgjente. Anonim te lutem.
  • Doktor, ne gjimnazin e Kavajes ka shperthyer Covidi! Disa mesues rezultojne pozitiv me Koronavirus nderkohe qe prej nje jave kane dhene mesim neper klasat plot me nxenes. OK mesuesi tashme eshte karantinuar,po me nxenesit çfar do behet? Po me familjaret e tyre? Sepse kjo pune shkon zinxhir!!! Tju them nje fakt trondites: Gjimnazistet e Kavajes duke qene se nuk kane godine pasi ka nja 5 vjet ne rikonstruksion, zhvillojne mesimin ne nje shkollen 9 vjeçare “Rilindja” Pra e kuptoni se çfarë katastrofe mund ti vije neser Kavajes nga kjo papergjeshmeri totale e autoriteteve lokale e atyre shendetesore?! Ne qe kemi femijet ne ate shkolle si tja bejm? Mund te dale Ministria e te thote qe ne u kemi bere tamponat para se me fillu shkolla?! Jo! Tamponat jane bere diten kur shkolla ka filluar. E nese do dalin te bejne shoën e radhes Rilindasit, do tju sjell edhe te gjithe emrat e mbiemrat e mesuesve qe kane dhene mesim javen e kaluar dhe sot rezultojne pozitiv me Covid.
  • Pershendetje Prof.Dr.Sali Berisha. Une jam nje lektore ne Universitetin e Durresit. Cdo dite degjojme raste pozitive me covid 19 ne kete institucion, dekan, lektor, sekretare dhe asnje nuk flet per te mos i prishur “imazhin” UAMD. Po na marrin ne qaf. Nuk tregojne nese dikush del pozitiv dhe te kemi mundesi qe te karantinohemi nese kemi patur kontakt. Nuk mbajne as maska dhe as distancat nuk respektohen. Qendrojne ne zyra te vogla gjysem metri larg nga 3-4 punonjes. Shume shpejt fillojne provimet dhe jemi te tmerruar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here