Avokatja e Fjolla Morinës habit në Gjykatë: Nuk janë armë zjarri, njëra është pistoletë që përdoret për të trembur qentë dhe tjetra…

0
86

Fjolla Morina, këngëtarja kosovare e cila pak ditë më parë u arrestua në pikën kufitare të Morinës, doli ditën e sotme përpara gjykatës së Kukësit për të marrë masën e sigurisë. Në mbrojtjen e paraqitur në gjykatë, avokatja e këngëtares Aurora Guska, u shpreh se se armët e gjetura në çantë të këngëtares nuk janë armë zjarri, por njëra është pistoletë që përdoret për të trembur qentë dhe tjetra çakmak.

“Kjo pistoletë nuk është armë zjarri, por pistoletë që përdoret për të trembur qentë apo kafshët e egra dhe për të dhënë sinjal në rast rreziku pasi bën zhurmë dhe qëllimi i përdorimit është në sport dhe ndryshe është pistoletë zhurmuese, ndërsa tjetra është çakmak”, thotë avokatja.

Gjithashtu avokatja tregoi dhe arsyen pse u shty seanca gjyqësore.

“Fillimisht kërkesa e parë e prokurorisë ishte për arrest në burg, me faktet pasi Fjolla është shtatzënë dhe është e pamundur që ajo të lihet në burg sipas nenit 230 pika 2. Na u la një kohë për të siguruar një kontratë qiraje banimi që ajo të vendoset me masën e sigurisë arrest shtëpie ose në këtë kundërtën kërkoi dhe garanci pasurore. Gjatë kësaj kohe na u la koha e lirë për të konkluduar nëse do paraqesim garancinë pasurore ose kontratën e qira”, ka thënë avokatja.

Kujtojmë se këngëtarja kosovare Fjolla Morina u arrestua ditën e shtunë në pikë kufitare të Morinës, pasi u kap me armë zjarri me vete. Në deklaratën e saj përballë organit të akuzën, Fjolla e pranoi autorësinë e armëve ndërsa është shprehur se e kishte harruar atë në çantë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here