TV me 1 euro/ Bolino merr nga shteti 4 mijë metra katrorë me kosto 4 milionë euro

0
112

Një sipërfaqe toke me rreth 4 mijë metër katrorë, e vendosur në një nga zonat më të kërkuara në Tiranë, tashmë është dhënë me qira me shumën 1 euro kontrata.

Vendimi nuk është dhënë as për zhvillimin e industrisë, as për shkollë apo kopshte, por për ndërtimin e televizionit të Karlo Bolinos.

Sipas hartës së çmimeve të miratuar nga qeveria për kompensimin e pronarëve, vlera në këtë zonë shkon nga 1 milionë deri në 1 milionë e 200 mijë lek metri katror.

E në fakt sipas të dhënave, kjo sipërfaqe u është njohur pronarëve.

Në rekomandimet ndërkombëtare, por dhe në qëndrimet e qeverive shqiptare, prioritet i jepet kompensimit fizik për të ulur koston që do të ketë shteti.

Në rastin konkret kjo nuk ka ndodhur.

Në rast se marrëveshja për t’i dhënë Karlo Bolinos me qira 1 euro do të finalizohet, kosto që do të përballojë shteti shqiptar do të shkojë në të paktën 4 milionë euro, të cilës i shtohet dhe interesi bankar i munguar, para të cilat si gjithnjë i paguajnë taksapaguesit.

Në fakt sipas ligjit, vlerësimi i tokës bëhet sipas zonës kadastrale në momentin e sekuestrimit.

Por edhe para vitit 1976, kjo sipërfaqe ka qenë tokë truall./RTV ORA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here