Standard.al

Tavo publikon foton: Listat e mbyllura të sektit të Rilindjes, ja skema që kërkon Rama

0

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka demostruar përmes një tabele sesi kërkon PS-ja që të ndryshojë Kodi Zgjedhor, specifikisht për pjesën e listave të kandidatëve.

Sipas tij, listat hapen por që nuk fiton ai kandidat që merr më shumë vota por ata që janë të listuar në emrat e parë sipas preferencës së kryetarit të partisë.

Postimi i plotë

Listat e mbyllura të sektit të rilindjes. Hapini listat 100%! Paniku i largimit ju ka mbërthyer edhe më shumë ndaj edhe ju mungon guximi dhe transparenca.

Listat e hapura ju frikësojnë siç ju frikësoj hija e korrupsionit të qeverisjes suaj e cila e çoi vendin në mjerim.
Kërkoni ende të instaloni në kuvend njerëz të inkriminuar por Kuvendi i Shqipërisë është i njerëzve të thjeshtë të cilët kërkojnë të përfaqësohen nga njerëz me integritet.

Hapini listat 100%! Askush nuk ka çfarë t’i bëjë më frikës së sektit të rilindjes e cila është braktisur edhe nga vetë socialistët e thjeshtë të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë sekt dashakeqës dhe zhvatës të familjeve shqiptare.

Lista 100% të hapura që demokracia të prevalojë dhe dinjiteti i Kuvendit të rikthehet pas një degradimi dhe njolle kaq të keqe që ka patur deri më tani nga dele deputetët, kriminelët, trafikantët dhe oligarkët. Nga ata që nuk kanë dashurinë, dhembshurinë dhe respektin më të vogël për njerëzit e thjeshtë.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.