Skandal! Të dyshuarit me COVID ju duhet të dalin nga shtëpia për të bërë tamponin

0
96

Ndërsa në të gjithë botën dënohesh penalisht në rast se shkel karantinën edhe në rastin kur je i dyshuar me COVID, në vendin tonë ndodh e kundërta.

Në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Elbasan, ku merren dhe kryhen shumë kategori analizash, nga ato për njerëzit deri te uji i pijshëm, bëhen edhe tamponet për të dyshuarit e infektuar me Covid.

Sipas Abcnews, epidemiologët e drejtorisë së Shëndetit Publik nuk shkojnë në banesat e të dyshuarve me koronavirus, por u kërkojnë atyre që të paraqiten në godinën e Shëndetit Publik.

Duke u paraqitur në këtë drejtori për analizat e tamponit qytetarët e dyshuar me Covid jo vetëm që rrinë në rrallë në pritje, por rrezikojnë që nëse janë të prekur të infektojnë edhe persona të tjerë me të cilët kanë kontakte nga momenti që dalin nga banesa dhe deri kur rikthehen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here