Sanksione ndaj Iranit?! Gueterres: Nuk ka ende mbështetje nga OKB për masa ndaj shtetit iranian

0
108

Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres thotë se OKB-ja nuk do të mbështesë vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit sikurse kërkojnë Shtetet e Bashkuara, derisa të marrë dritën jeshile nga Këshilli i Sigurimit.

Në një letër drejtuar presidentit të Këshillit, siguruar të dielën nga agjencia e lajmeve “Associated Press” shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara shkruante se “nuk është e sigurt” nëse Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka arritur të nxisë mekanizmin e kthimit pas të sanksioneve që parashikohen në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 mes Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha.

Administrata Trump deklaroi të shtunën se të gjitha sanksionet e OKB-së kundër Iranit janë rivendosur, një veprim që shumica tjetër e vendeve e konsideron si të paligjshëm e ka të ngjarë ta injorojë. Njoftimi i SHBA-së me gjasë do të shkaktojë debate gjatë takimeve vjetore të nivelit të lartë të OKB-së duke filluar nga e hëna, takime që po mbahen kryesisht virtualisht këtë vit për shkak të pandemisë.

Njoftimi i SHBA-së erdhi 30 ditë pasi zoti Pompeo njoftoi Këshillin se administrata po nxiste mekanizmin e rikthimit menjëherë të sanksionet sepse Irani nuk po i përmbahej “në mënyrë të konsiderueshme” detyrimeve të tij sipas marrëveshjes, të njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA).

Por shumica dërrmuese e vendeve anëtare në Këshillin prej 15 kombesh, e quajnë veprimin e SHBA-së të paligjshëm nisur nga fakti se Presidenti Donald Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga kjo marrëveshje në 2018-n. Ata iu referuan rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit e cila mbështet marrëveshjen bërthamore dhe ku thuhet se “një shtet pjesëmarrës i JCPOA-së” mund të nxisë mekanizmin e “kthimit të menjëhershëm” të sanksioneve.

Por SHBA-ja këmbëngul që si vend pjesëmarrës që në fillimet e hershme të këtij pakti, gezon të drejta ligjore edhe pse është tërhequr nga marrëveshja. /Voa/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here