Organizonte lojëra fati, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, procedohet pronari i lokalit…

0
119

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar një 24-vjeçar me iniciale B.J., pasi u kap duke organizuar lojëra fati në ambientet e një lokali.

Pas një kontrolli në ambientet e këtij lokali dhe në banesën e 24 vjecarit u kap edhe një sasi municioni luftarak ndërsa u procedua edhe pronari i lokalit Olkid Dauti (Rexha), 25 vjeç, me akuzën e “Vënes në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara”.

Sipas policisë veprimtaria kryhej në bulevardin “Ramush Haradinaj” në Tiranë.

Njoftimi i policisë: 

Goditet një tjetër rast i organizmit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht pronari i lokalit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në bulevardin “Ramush Haradinaj” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në ambientet e lokalit.

Si rezultat i kontrollit u kap dhe u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasi B. J., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e palejuar të lojërave të fatit.

Gjithashtu u procedua penalisht edhe pronari i lokalit, shtetasi O. D. (R)., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara dhe “Mbajtja pa leje e municionit “, pasi ky shtetas kishte vënë në dispozicion lokalin e tij për organizimin e lotarive të palejuara, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here