Standard.al

Mediu: Rama kërkon të ndalojë koalicionin e qytetarëve me opozitën!

0

Partia Republikane ka zhvilluar mbledhjen e deges se Tiranes.

Në mbledhjen e kesaj dege, kryetari i PR, Fatmir Mediu theksoi se Kodi Zgjedhor duhet të mbarojë sa më parë.

Propozimi i opozitës për t’ju drejtuar OSBE/ODIHR është në shërbim të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, e bazohet në marrëveshjen për Këshillin Politik në janar.

Partia Republikane kërkon të hapen listat dhe propozimi i fundit i Edi Ramës tregon qartë se ai është për lista të mbyllura dhe ka për qëllim të ndalojë koalicionin e qytetarëve me opozitën kundër regjimit korruptiv që ka ndërtuar.

Kryetari i Tiranës, Blendi Sulaj, theksoi se dega e Tiranës është e përgatitur për zgjedhjet dhe nëse Partia Republikane gjithnjë ka fituar 1 deputet në Tiranë, me punën dhe organizimin e PR, do marrë më shumë se 1 deputet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.