Ligjet votojnë për herë të dyte ligjin për të vjedhur pasuritë publike të shqiptarëve…

0
71

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Metës për kthim të ligjit për ‘’Pronat e paluajtshme të shtetit’’.

Meta e ka kthyer këtë ligj që në gusht, teksa paralajmëroi ditë më parë Kuvendin të reflektojë për këtë ligj dhe ta rishikojë.

Ndërkohë në Komisionin e Ligjeve të gjithë kanë votuar kundër përveç Korab Litës që votoi pro dekretit të Metës, ndërsa Adriatik Alimadhi pati kontestimet e veta se ishte gjithashtu pro por pas votimit.

Por në fund vendos Kuvendi dhe ky dekret do të votohet nga deputetët në seancën e ardhshme.

Meta 1 muaj më parë dha argumentin se ligji ishte i nxituar, i pashpjeguar dhe rrezikon të shkaktojë problematikë me të drejtën e gëzimit dhe posedimit të pronës sipas titujve të fituar të pronësisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here