Konflikti Turqi-Greqi, zëdhënësi i Merkel: Zgjidhja përmes dialogut, por deri tani nuk ka përparim

0
104

Zëdhënësi i kancelares gjermane u shpreh sot se nuk ka përparim në përpjekjen e Angela Merkel për ndërmjetësim të konfliktit mes Turqisë dhe Greqisë. Zaimpert deklaroi se nuk ka asnjë referencë për ndonjë përparim.

“Thirrja jonë mbetet për dialog me bisedime të drejtpërdrejta. Kjo mbështetet nga qeveria federale dhe personalisht nga kancelarja” tha ai.

Lidhur me mundësinë e sanksioneve kundër Turqisë nga Këshilli Evropian, zëdhënësi i qeverisë gjermane u kufizua në deklarimin se ai nuk do të jepte një “rezultat të përkohshëm” në funksion të Samitit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here