Ja çfarë deklaroi biznesmeni që shoqëronte Fjolla Morinën…

0
97

Ka qenë ora 00:07 minuta e mesnatës së 19 shtatorit 2020, kur tre oficerë të Pikës së Kontrollit në Morinë, kanë kapur në kushtet e flagrancës 34-vjeçaren Fjolla Morina. E reja me arsim të mesëm, e papunë, por me profesion këngëtare është kapur “mat” nga policia kufitare, pasi në çantën e saj të dorës, ju gjet një pistoletë tip “Zoraki” me 3 fishekë në karikator dhe 20 fishekë të tjerë u konstatuan dhe sekuestruar, në xhepin e pasmë të sediljes. Pas këtij konstatimi i gjithë mjetë i është nënshtruar një kontrolli fizik, ku në bagazh është gjetur dhe një pistoletë tip “Walther”, që në dukje ishte pistoletë lodër, çakmak.

Mandej policia ka kryer skanimin e plotë të makinës dhe nga të dhënat e mbledhura nga skaneri, nuk rezultoi se kishte sende tjeter të paligjshme.

Por ajo pistoletë dhe 23 fishekët luftarakë, shërbyen që të arrestohet në kushtet e flagrancës, këngëtarja Fjolla Morina, biznesmeni shok i saj 29-vjeçari Fisnik Syla, ky i fundit pronar i 5 objekteve hotelerike në qytetin “Sint-Niklas” të Belgjikës e president i “F.C.Gera-Waasland” dhe Fitim Muji, shoferi personal i Fjolla Morinës.

Ndaj tre të arrestuarve është referuar material hetimor në prokurori, ku pritet që në ditët ditën e martë, këngëtarja Fjolla Morina, të dalë para gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë arrest në burg që do kërkojë prokuroria.

Syla dhe Muji kanë deklaruar para grupit hetimor se ata kanë qenë në makinë me këngëtaren vetëm për ta shoqëruar drejt Tiranës, dhe se nuk e kishin aspak idenë që ajo kishte marrë dhe pistoletë me vete.

“Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës. Nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj. Ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe po e shoqëronim,”- janë shprehur Muji dhe Syla, të dy nga 29 vjeç secili.

Pavarësisht dëshmisë, arma do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.

Një ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina ka pranuar në policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj.

“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është shprehur ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here