Edhe lista të hapura, edhe kuota grash, edhe ruajtje të një liste të sigurtë nuk ka

0
161

Nga Ylli Manjani –

Edhe lista të hapura, edhe kuota paraprake grash e burrash; edhe ruajtje të një liste të sigurtë; edhe identitet të kandidatëve NUK KA!
E kam thënë dhe i qëndroj bindjes sime se hapja e listave është njësoj si shpërthim i ujrave të zeza në qytet.
Sepse në fakt hapja e listave nuk hap garën, por hap probleme të reja pa zgjidhur të vjetrat.
Mbi të gjitha KOMPLIKON PROCESIN E VOTIMIT. Ja nxin jetën zgjedhësit, i cili do ti duhet njëkohësisht të mbajë mend numrin e partisë që do të zgjedhë dhe numrin (apo numrat) që korrespondojnë me emrat që preferon.
Nëse votimi bëhet me më shumë sesa një zgjedhje numri (emri) memoria rëndohen edhe më shumë. Por edhe nëse mbetet thjesht me një zgjedhje të vetme, prap do kërkohet një formulë plotësuese që e llogarit votën me tepri të zgjedhjes së bërë për llogari të emrave të tjerë në listë.
E komplikuar, por edhe e rreme për zgjedhësin sepse duhet sikur ky e ka në dorë. Në fakt ska asgjë në dorë.
Rrisku i pavlefshmërisë së votës bëhet i madh. Kështu procesi i votimit bëhet një ndëshkues fatal i vullnetit të zgjedhësit.
Qëllimi i sistemeve zgjedhore nuk është ti nxihet jeta e të mos i llogaritet vota votuesit. Përkundrazi, sistemet duhet të synojnë thjeshtimin e procedurave, por duke rritur mundësinë e zgjedhjes.
Hapja e listave nuk e garanton të drejtën e zgjedhjes, por me shumë gjasë e rriskon. Në fakt zgjedhësi duhet të zgjedhë midis emrave (që në flet-votim janë numra) që i vë partia. Do tu duhet të mbajë mend numrin e partisë dhe numrin ose numrat e kanditatëve që ai do.
Imagjinoni sa do komplikohej nëse zgjedhësi do të duhej të mbante mend numra për kanditatët burra e numra për kandidatët gra!!!!
Mbi të gjitha, hapja e listave nuk hap garën por legalizon emrat që vë partia, sido që ajo ti paraqesë me numër rendor apo me rend alfabetik.
Nesë e kanë me kaq qejf votimin e emrave le ta bëjnë me zona njëemërore dhe të jetë konkurrim i lirë. Le ti ruajnë edhe qarqet po të duan. Ti ndajnë në aq minizona sa mandate ka qarku.
Të paktën zgjedhësit do kenë emra për të zgjedhur jo numra e shifra që nuk dihet se si dalin në fund.
Po kështu si e kanë nisur nuk do qullosin asgjë. Ç’është më e keqja do ta komplikojnë dhe do tua nxijnë jetën zgjedhësve.??
P.S. Teoritë që kështu e ka ky shtet e ashtu një shtet tjetër, për mua janë majmunizëm dhe nuk pranoj të arsyetoj mbi to. Çdo shoqëri ndërton rregullat e veta të përfaqësimit demokratik, që nuk janë kurrë njësoj me të një shoqërie tjetër.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here