Qytetari masakrohet me thikë pa mëshirë brenda lokalit, nipi: Autori gjakosi dajën dhe iku i qetë, policia nuk bëri asgjë

0
101

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e 17 shtatorit në një lokal në qytetin e Kavajës. Një qytetar, i identifikuar si Besnik Çelmeta përmes nipit, akuzon se është masakruar me grushte, shqelma dhe me thikë. Ai akuzon se autori i ngjarjes është Rizan Aliu.

Por si ndodhi ngjarja? Për të bazuar akuzat, qytetari ka dërguar videon e momentit të dhunës brenda lokalit, që kanë filmuar të gjithë skenën. Ka qenë ora 19:46 minuta kur një person, që sipas të plagosurit është Rizan Aliu, futet brenda lokalit duke e ndjekur.

E ndërsa fillimisht i thotë dicka dhe tenton që ta nxjerrë jashtë, Besnik Çelmeta refuzon dhe ky i fundit e godet disa herë me shpulla dhe shkelma dhe më pas në një cep të lokalit nxjerr një mjet, që sipas të plagosurit ishte thikë dhe e qëllon disa herë. Disa persona tentojnë që ta ndalojnë, por autori vijon që ta godasë pa mëshirë. Situata e krijuar në lokal shkakton panik dhe klientët fillojnë të dalin me shpejtësi të alarmuar.

Në fund një person futet brenda dhe arrin që ta bindë autorin që të largohet, teksa duket në pamje duke ikur me thikën në dorë. Debati vijon edhe jashtë disa sekonda më pas autori largohet në shoqërinë e një gruaje dhe një burri. Nipi i të plagosurit akuzon policinë se nuk ka bërë asgjë, ndërsa publikon edhe fotot e Besnik Çelmetës nga spitali me dëmtime të shumta në kokë dhe trup.

Jetoj në Gjermani dhe punoj si mësues. Para dy ditësh daja im Bensik Çelmeta u godit me thikw nga një kriminel që quhet Rizan Aliu. I cili ka ushtruar ne Itali aktivitete kriminale me prostituicion dhe me pasurin ilegale ka ndertuar shpi 5 kate pa leje  dhe një lokal pa leje ne Kavaje. Ju lutem shifeni vidion dhe foton dhe ju lutemi bejeni publike si policia e korruptuar e Kavajes nuk ben asnje gjë. Personi eshte pare ne shpin e tij serbes dhe policia pin lafe dit per dit ne lokalin e tij ku para vetem 2 ditesh daja im u gjakos gati per vdekje” denoncoi Sildi Çelmeta. db/Abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here