Standard.al

Kur Edi Rama kërcënon dhe Gjermaninë…

0

Nga: Ylli Manjani

“Ta harrojnë se mund të pengojnë proçesin e zgjedhjeve”- thotë Edi Rama nga Gjermania për opozitën politike.  Për kë ta ketë vallë?! Për opozitën?!

Po opozita nuk ka asnjë votë në parlament, sepse Parlamenti (aq sa ka mbetur) është i gjithi i Tij.  Më këtë Parlament grisi konsensusin me opozitën dhe me ndërkombëtarët që medemek i do fort dhe ata e duan edhe më fort.

Pra opozita s’ka sesi e bllokon jo zgjedhjet, po për fat të keq as marrëzitë e Tij.  Atëherë me kë ta ketë vallë?!🤔 Me Lymin, Rudinën apo Kujtimin&co?!  Të gjithë këta votojnë çdo marrëzi të Tij. Madje më me zell se vetë socialistët që s’para i kanë qejf rilindasit këto kohë…

I bie ta ketë patur me Gjermanët që s’ja dhjenë me një pra. E lanë me telefon në dorë…

Me ata duket se e kishte, se ata janë të Lulit… Edhe ata nuk ja bllokojnë dot zgjedhjet, por flasin me gjuhën e Lulit… Puna është se kur e ke me ata e ke kopil – thotë një shprehje e jona.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.