Keni dhimbje koke? Ja 7 ilaçet natyrale që ju shërojnë…

0
115

Dhimbja e kokës është një problem që prek shumë njerëz dhe shpesh është pasojë e një jetese stresuese dhe të çrregullt. Deri më tani, askush nuk i ka sqaruar plotësisht shkaqet themelore. Zakonisht varet nga veprimi i kombinuar i faktorëve të shumtë, fiziologjik dhe mjedisor.

Stresi emocional, abuzimi i kafeinës, përdorimi i zgjatur i kompjuterëve, marrja e medikamenteve apo ushqimeve të caktuara, pirja e duhanit dhe/ose pirja e alkoolit, një rënie e sheqernave ose hiperglicemia, qëndrimi për një kohë të gjatë në ambiente me ajër të kondicionuar; çrregullimet e ciklit gjumë-zgjim janë të gjithë faktorë që mund të shkaktojnë shfaqjen e dhimbjes së kokës.

Jo të gjitha dhimbjet e kokës janë të njëjta. Klasifikimi ndërkombëtar i aprovuar nga OBSH dallon tre lloje të ndryshme të dhimbjes së kokës: dhimbje koke parësore, sekondare dhe nevralgji, secila me një shkak dhe si rezultat kurohet me një ilaç specifik. Për të gjetur ilaçin më të përshtatshëm për dhimbjen e kokës është e nevojshme të vlerësojmë me kujdes llojin e dhimbjes së kokës nga e cila jemi prekur.

Ilaçi varet nga shkaku!

7 mënyra natyrale që ju ndihmojnë të luftoni një dhimbje koke të zakonshme.

Patatja

I thjeshtë dhe i lirë, ky ilaç konsiston në prerjen e 2 feta patate dhe vendosjen e tyre në pjesën anësore të ballit: efekti i lehtësimit të dhimbjes do të jetë i menjëhershëm dhe do të shoqërohet me një efekt të këndshëm relaksues.

Masazh

Përfitimet e masazhit janë të njohura nga të gjithë. Edhe në rast të dhimbjeve të kokës, praktikimi i një masazhi ose vetë-masazhi në pjesët anësore të ballit, qafë dhe kafkë, duke ushtruar presion të shkurtër me majat e gishtave, do të lehtësojë shpejt stresin dhe tensionin, me efekte të dobishme edhe në dhimbjen e kokës.

Aromaterapia

Vajrat esencialë, qirinjtë dhe sapunët me portokall, livando, limon, dru sandali janë disa nga aromat e shumta që aromaterapia përdor kundër stresit dhe tensionit me përfitime kundër migrenës. Marrja e disa momenteve të relaksimit me siguri do t’iu ndihmojë të lehtësoni tensionet e shkaktuara nga stresi.

Ujë i nxehtë

Përdorimi i avullit të ujit të nxehtë nga një dush ose tymi relaksues i një banje të nxehtë padyshim që do të lehtësojë tensionin e muskujve tanë dhe sigurisht do të përmirësojë rrjedhën e gjakut në tru.

Terapia e ftohtë

Nëse nuk keni një pako akulli, mund të përdorni një paketë ushqimesh të ngrira dhe të procedoni duke e vendosur direkt në zonën e dhimbshme, më pas në pjesën e pasme të dorës, saktësisht në shtesën e gishtit të madh (në muskulin midis gishtit të madh dhe gishtit tregues) për rreth dhjetë minuta.

Një mënyrë tjetër për të përdorur të ftohtin kundër dhimbjes së kokës është zhytja e këmbëve (nga gjuri e poshtë) në një legen me ujë të ftohtë. Efekti është i shpejtë dhe i garantuar!

Alumini

Pa hyrë në detajet e valëve të frekuencës së ulët (ELF) dhe modës së “kapelave të aluminit” rreth viteve ‘90, alumini në formën e tij të zakonshme duket se është një ilaç i shkëlqyeshëm për nyjet, muskujt dhe me efekte jashtëzakonisht të dobishme kundër dhimbjes së kokës.

Si? Sipas disave, përbërja e letrës së aluminit do të vepronte në qendrat e dhimbjes, duke i modifikuar ato dhe kështu do të lehtësonte vuajtjet. Sipas të tjerëve, nxehtësia që prodhon alumini do të lehtësonte ndjesinë e dhimbjes.

Për të përfituar prej saj mjafton që të mbështillni kokën, në atë mënyrë që ana e ndritshme e letrës të jetë në kontakt me kafkën duke përdorur shirit ngjitës për ta mbajtur atë të qëndrueshëm për rreth 10 ose 12 orë, kjo gjë duhet përsëritur për rreth dhjetë ditë.

Balsam tigri

Vaji u prodhua fillimisht duke përdorur eshtrat e tigrave. Sot balsami përmban vetëm barishte, të tilla si mentol, kamfur dhe disa lloje vajrash, duke i mbajtur të pandryshuara vetitë e njohura qetësuese dhe analgjezike.

Ky balsam gjendet në dy variante, i kuq dhe i bardhë dhe përdoret për të zbutur dhe eliminuar dhimbjet e nyjeve, dhimbjet e shpinës, dhimbjet reumatike dhe skeletore, si dhe për të lehtësuar dhimbjen e kokës.

Për të eliminuar dhimbjen mjafton të aplikoni një sasi të vogël në ballë dhe prapa qafës dhe të bëni masazh derisa ai të përthithet i gjithi. Është e nevojshme që kjo metodë të aplikohet dy herë në ditë.

Nxehtësia e prodhuar nga përmirësimi i qarkullimit të gjakut do të shkaktojë relaksim të zonës së trajtuar dhe si rezultat do të sjell zvogëlimin e dhimbjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here