Standard.al

Juventus nuk pret më, rrit ofertën për Edin Dzeko

0

Edin Dzeko e pa nga pankina ndeshjen e parë të Romës përballë Veronës në “Bentegodi” dhe ky vendim i trajnerit Fonseca konfirmoi plotësisht zërat për një largim të mundshëm të boshnjakut nga verdhekuqtë.

Sulmuesi boshnjak është objektivi kryesor i Juventusit dhe sipas mediave italiane, bardhezinjtë kanë gjetur marrëveshjen me Romën për transferimin e 34-vjeçarit, por konkretizimi po mbahet peng nga sulmuesi polak i Napolit, Arkadiuz Milik, i cili nuk duket ende i bindur për t’u bashkuar me kryeqytetasit.

Por kampionët e Italisë nuk kanë ndërmend të presin gjatë, pasi duan t’i vënë në dispozicion teknikut Andrea Pirlo një sulmues sa më shpejt, dhe gjatë ditës së djeshme kanë rritur ofertën e tyre, duke konfirmuar gatishmërinë për të paguar 17 milionë euro me qëllim që të marrin menjëherë Dzekon.

Kjo shifër është natyrisht shumë e lartë për një futbollist 34-vjeçar, ndaj edhe te Roma janë tunduar dhe kanë vendosur ta lënë në pankinë, ndërsa gjasat janë që nesër paradite gjiganti boshnjak të udhëtojë drejt Torinos për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur me Juventusin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.