Standard.al

Grenell në Kosovë, bashkë me 13 zyrtarë tjerë amerikanë…

0

I dërguari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do të vizitojë nesër Kosovën bashkë me 13 zyrtarë tjerë amerikanë.

Vizita e tij realizohet për verifikuar se deri ku ka shkuar zbatimi i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e raporteve ekonomike Kosovë-Serbi.

Më 4 shtator, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për normalizim ekonomik, e cila u konsiderua historike për faktin se hap rrugë të dy vendeve drejt një normalizimi të raporteve ekonomike si dhe hapet rruga për investime në gjithë rajonin përfshirë në autostrada, hekurudha dhe gaz.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.