Standard.al

Blindohet Elbasani/ 1 i arrestuar e 2 të shoqëruar për përfshirje në vrasje dhe ngjarje të tjera kriminale

0

Pas kontrolleve te shumta në qytetin e Elbasanit dhe rrethinat e tij pas vrasjes së Bujar Çelës, Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar 1 person ndërsa ka shoqëruar dy të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake, të prangosurit akuzohen për një seri ngjarjesh kriminale, përfshirë edhe vrasje.

Ende nuk bëhen të ditur identitetet e të arrestuarit dhe të shoqëruarve dhe akuzat që rëndojnë mbi ta.

Ndërkohë vijojnë postoblloqet në hyrje-daljet e qytetit ku kontrollohen me imtësi të gjitha automjetet që kalojnë.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.