Atentat shqiptarit në mes të plazhit, tmerr e panik në Itali…

0
105

Romë – Tmerr dhe panik në plazhin e Torvaianica, në bregdetin roman nga disa të shtëna, pranë stabilimentit “ Bora Bora”.

Dy persona me fytyrë të mbuluar mbërritën  me një motorçikletë “skuter”, njëri zbriti dhe hyri në plazh duke hapur zjarr dhe plagosur një  shqiptar me precedentë penalë.

Të dy atentatorët  arritën të shpëtonin.

Karabinierët e Compagnia di Pomezia ndërhynë.

I plagosuri u dërgua në spitalin San Camillo dhe nuk është në rrezik për jetën.

Viktima, me origjinë shqiptare, njihet si Simone, ndërsa atentatori ishte italian, por lajmi duhet të verifikohet.

Viktima u transportua në spital me helikopter, gjendja e tij është më pak e rëndë nga sa pritej, në kuptimin që nuk do të ishte kërcënuese për jetën.

Nga ana tjetër, agresori u largua, duke u përzier me turmën dhe po kërkohet në mënyrë aktive së bashku me një bashkëpunëtor i cili dyshohet se e mori atë me një makinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here