Vargjet që po thyejnë rrjetin: Pasuroi oligarkë, banditë e ofiqarë, varfëroi miletin, fakirë e qyqarë

0
337

Nje poezi e nenshkruar ne pseudonimin Hasan Z. Kamberi po qarkullon gjeresisht ne rrjetin social. E titulluar “Oktapodi Rilindje”, vargjet jane therese per Rilindjen.

 

Oktapodi “Rilindje” ky sekt grabitqar,
Tepër i rrezikshëm e disa vjeçar,
Pasi socialistëve u grabiti partinë,
Tentakulat e tij helmuan Shqipërinë.

Me gojën e tij plot jargë të qelbur,
Kollonat e shtetit ka shembur,
Organizatat socialiste pushtoi,
Çdo qelizë të tyre shkatërroi.

Demokracisë themelet i shkallmoi,
Në kultin e njëshit përsëri na çoi,
Pasuroi oligarkë, banditë e ofiqarë.
Varfëroi miletin, fakirë e qyqarë

Gjithçka jep me PPP e koncension,
Veç të shqyejë e gllabërojë mendon,
Shqipërinë para Botës turpëroi,
Vajza e djem nga vendi largoi.

Ky oktapod kërkon mandatin lll
Tokën amë ta bëjë të shkretë,
Të mos lerë asgjë pa rrjepur,
Ta kthejë Atdheun, tokë të djegur.

Ku jeni ju, o të vërtetët socialistë,
Të ndershëm të pastër e idealistë?
Rimerrni sërish partinë tuaj në dorë,
Shpëtojeni nga ky i Sëmuri Mendor!

Socialistë, duke shpëtuar partinë,
Ju do të çlironi edhe Shqipërinë!
Të vazhdojë rrugën drejt Europës,
Të krenohet sërish para Botës !!!

Çohuni shqiptarë, është ora juaj,
Mashtruesi e hajduti të paguajë,
Qoftë shqiptar, apo qoftë i huaj,
Duhet të marrë ndëshkimin tuaj.
———-

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here