Standard.al

S’përmbahen rilindasit, harrojnë koronavirusin dhe ia marrin valles dorë për dore

0

Që shteti ynë vepron me dy standarde, tashmë është një gjë e njohur nga të gjithë. I tillë është edhe trajtimi që bëhet në lidhje me rregullat anti-covid dhe masat parandaluese, ku qytetarët e thjeshtë ndëshkohen direkt nëse kryejnë ndonjë shkelje. Por ndryshe ndodh me të rinjtë militantë të Rilindjes. Duket se për ta nuk ekziston koronavirusi, pasi jo pak herë i shohim të grumbulluar nëpër mitingje dhe aktivitete të ndryshme duke ia kërcitur ahengut dhe duke kërcyer me njeri-tjetrin.

I tillë është dhe një aktivitet i sotëm i organizuar në Tiranë nga Qendra Rinore, ku të rinjtë shihen të kapur dorë për dore duke kërcyer me njëri-tjtrin pa u shqetësuar fare për situatën e pandemisë në të cilën ndodhet vendi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.