Standard.al

Regjistrohen nëntë raste të reja me Covid-19 në Elbasan, pozitivë edhe dy mësues në një gjimnaz

0

Nëntë raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar pozitivë në Elbasan. Mes të infektuarve janë edhe dy mësues të shkollës së Mesme të Përgjithshme Anastas Çakalli në njësinë administrative, Kuqan. Në rrethin e Elbasanit aktualisht janë 10 mësues, aktivë me koronavirus. Elbasani numëron 274 raste aktivë me Covid-19, ndërsa që prej fillimit të pandemisë në këtë qark kanë humbur jetën 23 persona nga kjo sëmundje.

Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin u konfirmuan pozitivë 153 raste të reja, ndërsa u shënuan edhe 5 viktima.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.