Standard.al

Hoti: Aksioni në Karaçevë, kthim i normalitetit në çdo fushë….

0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, aksionin e Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës e ka quajtur kthim të normalitetit në çdo fushë.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se ky aksion është dëshmi se institucionet e sigurisë janë të afta të garantojnë rend dhe ligj.

“Operacioni i policisë në Karaçevë, i mbështetur edhe nga mekanizmat tjerë, është dëshmi se institucionet tona të sigurisë janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët e Republikës së Kosovës. U jam mirënjohës të gjithë atyre që me përkushtim e profesionalizëm planifikuan dhe zbatuan një operacion kompleks e delikat. Ky është vetëm fillimi i kthimit të normalitetit në çdo fushë”, ka shkruar Hoti.

Sipas autoriteteve të Kosovës në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 33 persona mes tyre 10 policë.

Gjatë këtij aksioni u sekuestruan aparate të lojërave të fatit dhe prova materiale që dyshohet se ishin përdorur në aktivitete kriminale.

Po ashtu, në këtë aksion, njoftohet se u rrënuan edhe 12 objekte ku zhvillohej veprimtaria e bixhozit dhe lojërave të fatit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.