Çfarë po ndodh me kengëtaren?? Fjolla Morina pas arrestimin shtrohet me urgjencë në spital…

0
98

Eshte ndaluar gjatë ditës së sotmer në Morinë pasi në makinën e saj është gjetur një pistoletë dhe municion luftarak.

Burime për Faxëeb bëjnë me dije se këngëëtarja Fjolla Morina pas arrestimit ditën e sotme dhe shoqërimit në ambientet e paraburgimit ka patur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore. Ajo është transportuar në spitalin e Kukësit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Kujtojmë së këngëtarja ksovare u ndalua në pikën kufitare të Morinës, pasi në makinën e saj i është gjetur një armë zjarri. Policia bazuar edhe në informacionet e marra, ka ndaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm mjetin tip “Audi”, me drejtuese shtetasen Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte në makinë me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek. Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve; F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here