“Rruga e shtruar mund të shërojë zemrat e vetmuara”/ Njihuni me fshatin shqiptar të beqarëve

0
145

Në shoqërinë tonë, shkesi ka qenë protagonisti kryesor që bekonte martesat, sot interneti i ka ndryshuar njohjet.

Megjithatë në fshatin Mushnik të Rrogozhinës ende është e vështirë të gjesh grua. Djemtë e këtij fshati janë shumica beqarë pavarësisht se në moshë.

Zeqir Topi, 50 vjeç, thotë se të gjitha vajzat që ka njohur e kanë refuzuar pasi fshati nuk ka rrugë të shtruar me asfalt.

“Edhe makinë të kesh nuk vjen, jo më karrocë. Jam 50 vjeç”-thotë ai.

Fshati Mushnik është vetëm 5 km larg nga fshati Gërmenj, i cili i gjithë është i shtruar me asfalt. Banorët e zonës thonë se rruga e pashtruar mund të shërojë zemrat e vetmuara të beqarëve.

“Është bërë shumë, pothuajse 20 vjet”-thotë një banor kur pyetet nga Top Channel se kur ka ardhur nuse për herë të fundit në këtë fshat.

Nga 100 familje dikur, në këtë fshat aktualisht banojnë 15 familje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here