Edi Ramës, tani i ka mbetur vetëm Erdogani!

0
193

EDITORIAL

E nisi pushtetin duke u propoganduar si njeriu lider në Rajon dhe po e mbyll si kryeministri që refuzohet nga të gjithë liderët e Evropës!

Edi Ramën nuk po e pret më njeri! Ky është shqetësimi real për kreun e ezkekutivit shqiptar, por edhe për vetë vendin, që humb shumë nga kjo përplasje dyersh për Ramën.

Deutsche Welle zbuloi sot se kryeministri Rama ishte nisur në Gjermani, ndërda nga zyra e ekzekutivit nuk është zyrtarizuar edne asnjë lajm ëpr këtë vizitë të beftë. Sipas të gjitha gjasave, kryeministri ishte përgatitur që ta bëntë publike vizitën përmes një fotoje me kancelaren Angel Merkel, gjë e cila nuk ka ndodhur.  Referuar burimeve diplomatike nga Berlini, “DW” tha se Rama nuk ka pasur takim me kancelaren Angela Merkel. Nisur nga ky refuzim, Edi Rama është nisur për Bavari.

Një ndër arsyet e këtij refuzimi, sipas burimeve diplomatike, ka të bëjë me gjuhën e ashpër që Rama zgjodhi t’i përgjigjej përfaqësuesve më të lartë të CDU-CSU, kur ata bënë thirrje për mos kalimin e ndryshimeve të njënashme kushtetuese për reformën zgjedhore. Po ashtu Gjermania ka shprehur një shqetësim të  theksuar mbi paketën anti shpifje, të cilën Rama po kërkon ta kalojë më çdo kusht, duke tentuar t’i mbyllë gojën mediave online.

Mbyllja e dyerve nga Gjermania për kryeministrin është një lajm i rëndë edhe për Shqipërinë, pasi humbet mbështetja e një partneri të rëndësishëm në kuadër të integrimit evropian. Hapat e ndërmarra nga qeveria pas vendosjes së kushteve nga Brukseli kanë qenë fare të paktë, madje në disa raste edhe me kthim mbrapa. Në këto kushte, vendet kryesore të BE-së kanë vendosur t’i përgjigjen sic e meriton kryeministrit Rama, duke ja mbyllur derën në fytyrë.

Për më tepër, Rama si kryesues i OSBE, nuk mundi as të sigurojë rolin e kryenegociatorit për situatën në Bjellorusi. As Lukashenko, një lider autoritar si edhe vetë Rama, nuk pranoi kryeministrin shqiptar si negociator! Kaq e rëndë është situata për Ramën!

Ekziston një mur i vërtetë për Ramën në Evropë! Rendja e kryeministrit shqiptar drejt autoritarizmit dhe një lideri autokrat, e kanë larguar në këto 4 vite, gjithnjë e më shumë Ramën nga perëndimi. Ka muaj të shumtë që kryeministri nuk pritet nga liderët evropianë. E vetmja mundësi takimi me to ka qenë në samite, ku kanë qenë ftuar liderët e vendve të Ballkanit perëndimor, por edhe në to, Rama nuk ka marrë aspak vëmendje.

I vetmi lider që e ka pritur Ramën dhe vazhdon të ketë marrëdhënie të mirë me të është Presidenti i Turqisë Erdogan. Vetëm pak ditë më parë, ai e priti Ramën në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku mes të tjerave e ‘këshilloi’ edhe për çështjen e detit. Me sa duket, Rama do përfundojë karrierën e tij politike si subjekti i librit “shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.

E nisi karrierën si kryeministër me foto në krah të Merkelit e Macron dhe po e mbyll me Erdoganin, i njohur ndryshe si “Sulltani i parë i Turqisë moderne”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here