Standard.al

Zbardhet skema e atentatit me tritol në Tiranë/ Shpërthimi u krye me ..

0

Preng Gjini iu bë atentat me tritol mbrëmjen e së martës në Tiranë. 50-vjeçari i ruhej një sulmi për shkak të hakmarrjes dhe për këtë arsye lëvizte shumë rrallë në Tiranë.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë, pas 2 operacioneve që kanë bërë mjekët.

Por si ka ndodhur shpërthimi?

Referuar të dhënave nga policia Kriminale, Tv Klan ka ndërtuar skemën e vrasjes së Preng Gjinit.

Ai ishte duke udhëtuar në bulevardin ‘Gjergj Fishta’.

Sapo ka kaluar semaforin, është kthyer majtas ku në urë ka patur trafik dhe semafori ishte i kuq, prandaj ka ndaluar.

Sapo ka ndaluar ka ndodhur edhe shpërthimi.

Burime policore u shprehën se kanë dyshime që ka qenë një shpërthim i telekomanduar, por këtë herë jo nëpërmjet telefonit, por me pult, një metodë e re e përdorur në atentate me tritol.

Kjo do të thotë se personi që ka shtypur pultin, ishte duke e parë vizualisht atentatin, ose duke e ndjekur atë.

Sipas burimeve nga policia, ishin rreth 500 gr tritol në makinën ne të cilën ndodhej Preng Gjini. Lënda shpërthyese ishte vendosur te goma e pasagjerit.

Kjo për faktin se Preng Gjini udhëtonte me një kushëririn e tij kur dilte nga banesa ku jetonte në Tiranë dhe gjithmonë ai qëndronte në vendin e pasagjerit.

Por për fatin e tij, pasditen e së martës ai e drejtonte vetë automjetin, duke i shpëtuar kështu pasojave fatale për jetën.

Janë rreth 9 persona të shoqëruar nga policia në Mirditë dhe Tiranë, por të gjithë kanë mohuar se kanë lidhje me krimin.

Policia tha se shkak i vrasjes janë konfliktet mes dy fiseve në zonën e Mirditës, ku në 4 vitet e fundit kanë ndodhur 5 vrasje. /TVKlan

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.