VIDEO/ Debati me gazetarët Saliu dhe Xhani, Bylykbashi: Përtej çdo skeme të Ramës, opozita fiton zgjedhjet e 25 prillit

0
135

Në studion e emisionit “60 minuta” të moderuar nga gazetari Arbër Hitaj në televizionin “Scan”, përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi komentoi zhvillimet e fundit sa i takon debateve për ndryshimet kushtetuese si edhe mundësinë e heqjes së koalicioneve parazgjedhore. Në panel përballë Bylykbashit ishin të ftuar kryeredaktorët e dy mediave print të përditshme në vend, Gëzim Saliu i “Standard” dhe Qamil Xhani i “Koha Jonë”.

Pyetjes nëse me heqjen e koalicioneve parazgjedhore, Rama rrit shanset për fitore ne 25 prill, Bylykbashi ju përgjigj duke pohuar se zgjedhjet nuk fitohen me sisteme. Ai u shpreh i bindur se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Opozita e Bashkuar do të dalë e fituar.

Po ashtu Bylykbashi debatoi me gazetarët në studio mbi situatën brenda PD-së, procesin e filtrimit të kandidatëve për deputetë nga Komisioni , si edhe për zërat kritikë të larguar tashmë nga PD-ja.

Në fund të debatit, Bylykbashi foli edhe mbi dallimet mes Berishës dhe Bashë si lidera të PD-së, ndërsa dha edhe një përgjigje mbi qëndrimet e Genc Rulit për ish-kryeministrin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here