Standard.al

Skandali/ Prokurori i mbylli dosjen e drogës, kryetarja e bashkisë i emëron mbesën drejtoreshë shkolle

0

Një mësuese në qytetin e Roskovecit ka denoncuar emërimin në krye të shkollës 9-vjeçare ‘Alush Grepcka’ të mbesës së prokurorit Ndriçim Sina nga Fieri.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha.

Sipas denoncueses, ky emërim është kryer me ndërhyrje nga kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, pasi prokurori Ndriçim Sina, i mbylli dosjen e drogës.

 

Postimi i plotë:

‘Akuzon pazaret me dosjen e droges!

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital.

Denoncon emerimin drejtoreshe shkolle te mbeses se prokurorit qe i mbylli dosejn e droges narkokryetares se bashkise si se Roskovecit. sb

Une qe po shkruaj jam nje meseuese nga qyteti i Roskovecit. Jam nje nene. Dua ti drejtoj disa rreshta kryetares se Bashkise Majlinda Bufi qe per interesa personale zgjodhi si drejtoshes ne shkollen 9-vjecare “Alush Grepcka” mbesen e prokurorit Ndric?im Sina nga Fieri dhe jo mua qe kam 20 vjet ne arsim dhe kam te gjitha kualifikimet perkatese. Prokurori Ndric?im Sina i mbylli dosjen e droges Majlinda Bufit dhe ajo si shperblim i beri mbesen drejtoresh ne Roskovec. Une si mesuese jam e pafuqishme per te folur hapur por nuk mund ta pranoj padrejtesine. Nuk mund ta fal padrejtesine, sidomos ne arsim. Partia ime qe votova per te bere ndryshim ne arsim, sot qe flasim ka bere padrejtesi ndaj femijeve te mi, ndaj nxenesve, ndaj prinderve dhe ndaj gjithe komunitetit te Roskovecit. Kryetaren tone e lavderojme kur ben pune te mira tek bashkia por duhet ta kritikojme edhe kur ben pune te keqija si ky rasti i sotem.

Kryetare, une per te mbrojtur buken e femije te mi nuk kam fuqi te flas hapur por kete sjellje qe ke bere sot, e percmoj dhe nuk ta fal. Kryetare prej teje pres drejtesi sepse vet je nje nene dhe nje femer por ti me kete sjellje qe ke bere sot, me ngjall neveri. Me ngjall urrejtje. Majlinda Bufi sot te urrej me shume se kurre. Si mund ta besh kete?!. Ti sot Mjalinda Bufi per hallet e tua me drejtesine, zgjodhe si drejtoreshe te shkolles 9-vjecare “ Alush Grepcka” Enduela Sinajn.

Enduela Sinaj e bere drejtoresh se eshte mbesa e Prokurorit, Ndric?im Sina, qe te mbylli dosjen tende. Pse per hallet e tua me drejtesine duhet te mbaj ne kurriz Roskoveci nje drejtoresh te paafte.

Kryetare, Maks Goga, Brikena Cjapi, Leksi Goga, i zgjodhe si kukulla dhe i vure ne komision per te marr vendimin me te rendesishem per qytetin e Roskovecit. Komision teresisht politik, komision injorant ne fushen e arsimit.

Sot i bere padrejtesine me te madhe mesuesve te Roskovecit. Sa per dijeni Enduela Sinaj nuk e meriton te jete drejtoresh sepse nuk ploteson kriteret baze te vendosura nga Ministria e Arsimit. Enduela Sina ka dal jashte sistemit arsimor ne dt 24/08/2020 sepse konkuroi me dosje me Gramoz Abedinaj dhe humbi ngaqe kishte shume pak pike ne dosje.

Kryetare e dije kete fakt kur more vendimin me nje te rene te lapsit. Enduela Sina dhe dosjen e ka cop cop. Ne kualifikimin 10 vjecar vleresimin e ka mjaftueshem dhe kur u be provimi ne Fier per mesuesit ajo ngeli . Ja pra kryetare, kjo eshte drejtoresha e prokurorit, drejtoresha e dosjes tende.

Kryetare e kupton cfare po i ben femijeve tane?! Pse nuk zgjodhe si drejtoresh nje mesuese te nderuar si Festime Xhaxho, nuk po them per Moza Xhindin qe ka 2 mastera dhe 7 botime. Festime Xhaxho, mesuese ekselente ne Matematike-Fizike. E trajnuar dhe e kualifkuar me te gjitha nivelet e duhura per te qene drejtuese shkolle. Dakord, Moza Xhindin e urren, puna jote. Por jepi hakun Mozes atje ku e meriton. Apo Festime Xhaxho eshte nje mesuese e nderuar por vetem se eshte e djathte nuk duhet te behet drejtoresh sipas teje. Kryetare jepi hakun atij qe di te bej punen sidmos ne arsim nuk behet shaka sepse breza te tere ngelin pa dije dhe pa te ardhme.

Kryetare nuk pajtohem dhe nuk do pajtohem kurre me kete vendim politik, personal dhe arbtrar, pa llogaritur demin e madh qe shkakon ne komunitetin e nxenesve dhe mesuesve. Kryetare po ne Luar si vendos drejtoresh shkolle Klotilda Dylen qe ka 5 vjet qe ka dal jashte sistemit arsimor. E vendose Klotilden se eshte mikesha e nje miku tend.

Kryetare e kupton ca po ben?!- Po e qelb vendin ne cdo hap qe hedh. Kur do ta ndalesh kete misionin tend te poshtersive qe po na ben, qe kur ke ardhur ne drejtimin e Bashkise?!- Ti ne rregull je, ben 8 vjet si kryetare bashkie dhe iken ne punen tende. Po demi qe shkakton ne arsim eshte i parikuperueshem.

Kryetare thirri mendjes para se gjemimet te behen rrufe. Sic te urren i gjithe Roskoveci, nga sot te urrej dhe une Kryetare. Kurse per Brikena Cjapin kam fakte dhe prova qe ka marr leket nga nxenesit.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.