Propaganda e neveritshme e Rilindjes nuk kursen as fëmijët dhe adoleshentët

0
176
Nga Silva Caka
Prej ditës së parë të fillimit të vitit të ri shkollor, në media, sigurisht me kërkesën këmbëngulëse të PR-it të Bashkisë së Tiranës, u shpërnda dhunshëm letra mallëngjyese e Kryetarit të bashkisë, drejtuar nxënësve të shkollave dhe gjimnazeve.
Personalisht nuk kam fëmijë në shkollë (ende frekuentojnë kopshtin dhe çerdhen), por kam miq që janë ndjerë të neveritur kur në çantat e fëmijëve të tyre, kanë gjetur letrën e Kryetarit të Bashkisë, të cilën ua ka futur drejtuesi i zellshëm i partisë (jo shkollës), për të shpërndarë propagandën rilindase.
Në morinë e problemeve me të cilat po përballen nxënësit dhe prindërit në këto ditë të para të shkollës, Erion Veliaj gjeti momentin për të bërë propagandë, duke harruar se nxënësit dhe prindërit e prekin realitetin çdo ditë dhe ky realitet është shumë larg iluzioneve që përpiqet t’iu imponojë Rilindja me letra bakalli.
Që shkollat e dëmtuara nga tërmeti ende nuk janë rindërtuar, atë e dinë më mirë fëmijët, të cilët bëjnë kilometra të tëra për të shkuar në shkollat e tjera dhe që situata e Covid-19 po keqmenaxhohet, atë e dinë më mirë fëmijët dhe prindërit, që presin grumbull para shkollës në fillim të turnit mësimor e rrezikojnë njëri-tjetrin, kryejnë turne mësimore në orare tepër të vona, duke ulur ndjeshëm rendimentin e mësimdhënies dhe të të nxënurit dhe rrezikojnë që herë pas here të ngelen për javë të tëra pa mësim, pasi për shkak të mungesës së testimeve, çdo ditë dalin mësues të infektuar në shkolla e qytete të ndryshme e si pasojë e kësaj, shkollat mbyllen.
Por pavarësisht gjithë problemeve, propaganda e Rilindjes nuk kursen as nxënësit dhe adoleshentët, madje edhe në shkelje të ligjit!
Propaganda në ambientet e shkollave, kopshteve dhe çerdheve është e ndaluar me ligj, por tashmë shkelja e ligjit nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës është bërë e udhës.
E jo vetëm kaq: shkelje të ligjit nuk ka kryer vetëm Erion Veliaj; detyrën e ka shpërdoruar çdo drejtues shkolle që ka lejuar futjen e kësaj letre në ambientet ku nxënësit shkojnë për të nxënë dije e jo për të mësuar mbi arritjet e partisë! Përdorimi i aseteve/institucioneve publike për përfitime partiake dhe elektorale, dënohet me ligj!
Personalisht nuk pres asgjë më shumë nga drejtuesit e emëruar me urdhër partie, të cilët intimidojnë kolegët, nxënësit e prindërit dhe as nga Kryetari i Bashkisë, që deri më sot e ka shkelur ligjin disa herë.
Ajo që realisht pres është reagimi i prindërve; refuzimi i kësaj shëmtie publike ju nderon ju dhe i jep një mësim të mirë fëmijëve tuaj, të cilët duhet të rriten me frymë lirie!
Refuzojeni një monstër të tillë politike, i cili për përfitime partiake e politike nuk kursen fëmijët tuaj!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here