Presidenti Meta: Të bashkohemi kundër pushtimit nga një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet e vendit

0
96

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar homazhe në Pezë, me rastin e 78-vjetorit të Konferencës së Pezës.

Në një mesazh në Facebook, Presidenti Meta shprehet se Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha. Më tej, ai shton se sot shqiptarët duhet të bashkohen kundër pushtimit nga një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta në Facebook

Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha!

Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.

Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë.

Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë!

O SOT, O KURRË! ??

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here