Standard.al

Plagoset me thikë adoleshenti në Pogradec

0

Një 16 vjeçar raportohet se ka plagosur një bashkëmoshatarin e tij sot në qytetin e Pogradecit.

L. S, 16 vjeç, ka plagosur me thikë R. T, 16 vjeç, pas një konflikti për shkaqe banale.

Pogradec

Plagosi me mjet prerës gjatë një konflikti të çastit bashkëmoshatarin e tij, falë reagimit të shpejtë të policisë kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 16.09.2020, rreth orës 15:25, në lagjen nr. 1,  gjatë një konflikti të çastit, shtetasi L. S., 16 vjeç, banues në Pogradec, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin R. T., 16 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të shpejtë të policisë u bë i mundur kapja, ndalimi dhe shoqërimi drejt Komisariatit i autorit të dyshuar të ngjarjes, me të cilin po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë (thikë).

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.