Pas Donald Trump, edhe kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

0
103

Politikani italian, Paolo Grimoldi, i partisë së ekstremit të djathtë të Lidhjes Veriore nominoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu për Çmimin Nobel për Paqe menjëherë pasi Izraeli nënshkroi një marrëveshje historike me fqinjët e saj të Gjirit – Bahrejn dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Grimoldi nominoi Netanyahun për çmimin prestigjioz ndërkombëtar, duke përmendur arritjet e fundit diplomatike, njoftoi portali izraelit Ynet News, transmeton Telegrafi.

Ndër arritjet, ai përmendi nënshkrimin e djeshëm të marrëveshjes Abraham në Shtëpinë e Bardhë.

Javën e kaluar, politikani norvegjez Christian Tybring njoftoi se kishte nominuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes.

Tybring është deputet norvegjez që kundërshton migrantët dhe beson se presidenti amerikan duhet të fitojë çmimin Nobel për “punën rreth arritjes së një marrëveshje paqësore midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, e cila hap rrugën për paqe të mundshme në Lindjen e Mesme”.

Përveç kësaj, deputeti suedez Magnus Jacobsson nominoi qeverinë e SHBA-ve, Kosovës dhe Serbisë për çmimin Nobel për Paqe.

Ai ishte i inkurajuar ta bënte këtë nga marrëveshja e Uashingtonit midis Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, të cilën e konsideron se një hap përpara në arritjen e një marrëveshje paqeje midis të dy palëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here