Standard.al

Mjeku: Preng Gjini me dëmtime në bark, mushkëri, qafë e sy

0

Mjeku që është po kujdeset për Preng Gjinin ka dhënë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore. Ai ka bërë me dije se Gjini ka bërë një ndërhyrje në bark, teksa pritet t’i nënshtrohet një operacioni në sy, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.

“Gjendja e pacientet që ka ardhur dje me eksploziv, është e stabilizuar. Po bën një ndërhyrje te sytë. Dje ka bërë operacion dhe ka shkuar mirë, ka zgjatur rreth 4-5 orë. të gjitha parametrat kanë qenë stabël edhe gjatë natës. Pacienti për momentin ka qenë në reanimacion, ka pasur dëmtime në kokë, sy, në fytyrë, në qafë, një nga ciflat i kanë mbetur në gjendën tiroide, dëmtime në mushkëri dhe bark, është hequr një pjesë zorrësh e janë qepur. Deri sa të dalë nga spitali ka risqe se plagët konsiderohen të rrezikshme, do ta ndjekim. Me përjashtim të dorës së majtë që ka disa gishta të dëmtuara rëndë, pjesa tjetër nuk besoj se do të kenë ndërhyrje”, tha mjeku.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.