Standard.al

KED pranon argumentin e Metës: Dvorani jo më pjesë e jona

0

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) refuzoi të shqyrtojë kërkesën e Ardian Dvoranit për të  vazhduar detyrën si anëtar i saj.

KED argumentoi se shqyrtimi i kërkesës nuk është kompetencë e saj  të vendosë mbi këtë kërkesë.

Dvorani u largua nga drejtimi i KED pasi vendimit për largimin nga Gjykata e Lartë. Por ai kërkoi që të ishte pjesë e këtij institucioni si anëtar i thjeshtë dhe kërkoi që KED të shprehej me vendim. “E konsideroj të papërshtatshme qenien të pranishëm në këtë mbledhje të Këshillit, deri në diskutimin dhe vendimmarrjen e domosdoshme të Këshillit për çështjen e vijueshmërisë ose jo të ushtrimit të detyrës sime si anëtar i KED në mbledhjet dhe veprimtaritë e ardhshme të tij”,- ka deklaruar më herët Dvorani në një letër drejtuar KED.

Në mbledhjen e sotme, KED ka arritur në përfundimin se “nuk hyn në veprimtarinë dhe kompetencën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vendimmarrja e kërkuar me anë të “Njoftim Qëndrimi“ të përcjellë nga Z. Ardian Dvorani”.

Ardian Dvorani mbajti padrejtësisht pozicionin e kreut të Gjykatës së Lartë dhe atë të drejtimit të KED edhe pse mandati i kish përfunduar prej kohësh.

Presidenti i Republikës ka mbajtur të njëjtin qëndrim që sot e mban KED lidhur me praninë e Dvoranit në këtë institucion.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.