Standard.al

Gjosha: Zgjedhje në çdo qelizë të LSI-së, do mbyllim kapitullin e tranzicionit

0

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha është takuar këtë të mërkurë me strukturën e LSI-së në njësinë 7 në Tiranë, nga ku ka bërë me dije se zgjedhjet në çdo qelizë të LSI-së do të bëhen shumë shpejt. Gjosha thekson se LSI-ja tashmë është drejt finalizimit të anëtarësimeve të reja.

Postimi i plotë

Në njësinë 7 të Tiranës, jemi gati për të kryer zgjedhjet në cdo organizatë dhe cdo qelizë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përfaqësim dinjitoz, integritet dhe përkushtim ndaj qytetarëve janë tre parime që ndjekin punën tonë në cdo hap. LSI tashmë është drejt finalizimit të anëtarësimeve të reja dhe së bashku me ata që na kanë besuar në vite, do të bëjmë të mundur mbylljen e kapitullit të tranzicionit në vend dhe do të rikthejmë shpresën për cdo familje shqiptare.
#bashkohumelsi

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.