Standard.al

Erioni e kujton Kajo Karafilin në 16 Shtator?! Dylgjeri: O të lexuarit e Bashkisë, mblidheni këtë karafil që lë nam në çdo fjalim

0

Nga: Ylli Dylgjeri

Erion “eruditi” e kujton Kajo Karafilin në 16 Shtator!

Pse mor karafil, Kajo Karafili i mblodhi pjesëmarrësit dhe ishte ndër organizatorët e Konferencës së Pezës ne 16 Shtator të 42 që e përmende Ti sot?
Haaaaaaaaaa!

O zyra e shtypit,
O të lexuarit e Bashkisë,
O veteranë të luftës,
O Valter,
O Shabonooo,
a do ta mblidhni këtë karafil që po le nam në çdo fjalim publik?
Dëgjojani fjalimin sot dhe binduni se ç’fiq këputi prap sot në Pezën e Babë Myslymit!

Ja pjesmarrësit e 16 Shtatorit 1942, O karafil:

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës,
e cila pati për qëllim organizimin e forcave të ndryshme politike në një luftë të përbashkët kundër Italisë fashiste. Më vonë ky organizim e mori emrin Fronti Nacional-Çlirimtar, Konferenca e Pezës u mbajt në Pezë, një fshat pak kilometra distancë nga Tirana. Protagonistë të këtij kuvendi ishin 20 delegatë përfaqësues të krahinave dhe besimeve të ndryshme fetare, klasa dhe shtresa me bindje politike nga më të ndryshmet. Pjesëmarrësit vinin nga rryma të ndryshme politike. Ndërmjet tyre ishin: Abaz Kupi, Aziz Çami, Halim Begeja, Haxhi Lleshi, Ismail Petrela, Mustafa Xhani, Myslim Peza, Ndoc Çoba, Ramazan Jarani, Skënder Jegeni dhe Skënder Muço. Nga PKSH morën pjesë Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Koço Tashko, Enver Hoxha, Nako Spiru dhe Nexhmije Xhuglini (më vonë Hoxha). Kryetar i konferencës u zgjodh Ndoc Çoba dhe sekretar, Mustafa Gjinishi.

Fotografia e Ylli Dylgjeri

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.