Standard.al

E rëndë në Kavajë/ 84-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij…

0

Një i moshuar 84-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50 tek rruga e “Ferrave”, në Kavajë.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.09.2020, rreth orës 09:50, në lagjen Nr.5, tek rruga e “Ferrave”, Kavajë, në banesë, është gjetur pa shenja jete, i vetëvarur, shtetasi Sh.S., 84 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.