“Deti”/ A po kthehet Rama te ajo që i la gati Berisha me dosjen për gjykatat ndërkombëtare?

0
135

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Greqi se për çështjen e detit duhet të vendosë një gjykatë ndërkombëtare. Madje Rama tha se kjo ishte një ide e tij. “Unë kam një ide të thjeshtë që e kam paraqitur më parë dhe shpresoj që sa më shpejt të arrijmë dakordësi. Kur bëhet fjalë për zona detare ta zgjidhim çështjen me të tjerë, nëpërmjet një pale të tretë apo edhe gjykatave ndërkombëtare. Kjo të jetë e drejtë dhe të mos përdoret nga patriotët atje dhe këtu,” tha Rama.

Pas dy mandatesh në pushtet, Rama po kthehet te ajo që i kishte lënë qeveria e Sali Berishës. Në intervistën ekskluzive për “standard” të dhënë një javë më parë , ish-kryeministri Berisha deklaroi se pas rrëzimit në 2010-ën nga Kushtetuesja ishte diskutuar me palën greke që të shkohej në gjykatë ndëkrombëtare, por Rama me ardhjen në pushtet e kishte rrëzuar këtë ide.

“Ne propozuam që të dy palet, pasi dështoi marreveshja, ti drejtoheshim Gjykatës Nderkombëtare të Detit. Ky propozim u pranua nga qeveria e Pasokut dhe më pas edhe nga qeveria e Neodemokracisë. Pra ne do te çonim në gjykatë ndërkombetare marrëveshjen dhe palët do paraqiteshin me statuskuonë e 6 miljeve Greqia dhe 12 milje Shqipëria. Në bindjen time ky vendim përbën ndryshim të regullave në mes të lojës pasi të dy vendet janë angazhuar për arritjen e një marreveshje Deti midis tyre.

Por pas ardhjes në pushtet të Zografit Bis ky acaroi, siç ka pohuar vet, me qëllim marrëdhënniet me Greqinë. Më vonë ai pranoi dhe hapi negociatat për marrëveshje te re Deti me Greqinë, madje njoftuan dhe përfundimin e saj. Mirëpo Zografi Bis, në një akt antikombetar kishte negociuar dhe përfunduar një marrëveshje të re duke përdorur hartat e spiunit të detit dhe shkelur nen për nen vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Zografi bis gjeti gati çdo gjë për të zgjidhur çështjen me Gjykatën Ndërkombetare të Detit dhe në rast se do vazhdonte me ujdinë e arritur për të dërguar çështjen në gjykatë, problemi do të kishte marrë prej kohësh zgjidhjen më të mirë dhe nuk do te kishim sot një situatë krejt tjetër.”, deklaroi Berisha për “standard”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here