1934, Kuteli “Magna Cum Laude”/ Kur gazeta “Shqipëria e re” njoftonte doktorimin në Bukuresht

0
184

 Kujtesë/ Në përvjetorin e lindjes së Mitrush Kuteli, e bija e Lasgushit, Maria ka zgjedhur të ruajë “traditën” e marrëdhënies që këta dy shkrimtarë kanë pasur mes tyre: tërheqjen e mbrame për njëri tjetrin. Në fakt, këtë dosje arkivore të Lasgushit, e vija ja ka dorëzuar studiuesit Kristaq Jorgo i cili ka gjetur mundësinë e kësaj dite, kujtesë, për të publikuar njoftimin e gazetës “Shqipëria e re”, e vitit 1934, ku bëhet me dije doktorimi i Kutelit në Bukuresht.

 

 

Në përvjetorin e lindjes së Mitrush Kuteli, e bija e Lasgushit, Maria ka zgjedhur të ruajë “traditën” e marrëdhënies që këta dy shkrimtarë kanë pasur mes tyre: tërheqjen e mbrame për njëri tjetrin.

Në fakt, këtë dosje arkivore të Lasgushit, e vija ja ka dorëzuar studiuesit Kristaq Jorgo i cili ka gjetur mundësinë e kësaj dite, kujtesë, për të publikuar njoftimin e gazetës “Shqipëria e re”, e vitit 1934, ku bëhet me dije doktorimi i Kutelit në Bukuresht.

“Në një dosje të Arkivit të Largush Poradecit (me kupyra gazetash të mbledhura plot kujdes nga Mjeshtri dekada me radhë) e që me bujari më vuri në dispozicion bija e Poetit, Marie Lasgush Poradeci, gjendet dhe njoftimi i gazetës “Shqipëria e Re” (Bukuresht, 10 mars 1934) mbi doktorimin e Dhimitër Pasko/ Mitrush Kuteli. Duke e falenderuar me mirënjohje znj. Marie, e sjell më poshtë tekstin integral bashkë me foton shoqëruese sot, në përvjetorin e datëlindjes së Mjeshtrit PASKO-KUTELI (13 shtator 1907), si një jehonë të lavdisë që Ai nisi ta fitojë prej rinie me punën e pashoqe, talentet e mëdha e virtytet e veta të rralla. Kujtoj se 13 shtatori është një datëlindje e trifishtë për familjen Pasko, përkim jashtëzakonisht i rrallë ky, që ndër shumë të tjera e bën DHIMITËR PASKON një të Shenjuar: Bashkon kjo datë lindjen e Tij, e të Shoqes së tij të jetës, znj. Efterpi dhe e të nipit të parëlindur që ia ka trashëguar emrin, Dhimiter Pasko Junior!

 

***

  1. DHIMITRI PASKO,

Doktor “MAGNA CUM LAUDE” i Akademisë të Studimeve

të Nalta Tregëtare dhe Industriale të Bukureshtit

 

Bashkëpunëtori ynë i çquar i pjesës ekonomike dhe letrare (M. Kuteli) Zoti Dhimitri Pasko shkoj me sukses të math provimin për doktoratë në shkencat ekonomike dyke prezantuar si tezë: “Sistemet e bankave të emisionit të shteteve të Ballkanit.”

Komisioni i provimit nënë kryesinë e Z. Prof. Viktor Slavesku, Ministër i Financavet ishte i përbërë prej Z. Z. I. Rădukanu, ish-Ministër dhe Rektor i Akademisë, Gj. Tashkë, ish-Rektor dhe Ministrë, Stănescu dhe Stoicovici, sekretar i përgjithëshmë i Odës Tregëtare në Bukuresht.

Në bazë të përgjigjeve të dhëna si dhe të tezës, e dekllaroj Z. Dhimitri Pasko, Doktor Magna cum laude.

Komisioni e përgëzoi bashkatdhetarin tonë për tezën që prezantoj, veprë kjo me vlerë shkencëtare tepër të shënuar si dhe për stilin poetik me të cilin është shkruar teza.

Është për të shënuar se në 20 vjet që kur është themeluar Akademia, Z. Dh. Pasko është i 38-ti që merr titullin e Doktorit, por me mencionin [vlerësimin, cilësimin] e Z.-tij nuk ka më tepër se 10 veta. Të gëzuar tepër për suksesin e bashkatdhetarit t’onë, sukses që nderon emërin shqipëtar, dyke i dërguar urimet t’ona i dëshirojmë një karierë të shkëlqyer.

(“Shqipëria e re”, 10 mars 1934)

 

 

Kolonë anash

80 vjetori i aktorit Reshat Arbana

Presidenti Meta i dërgon një buqetë me 80 trëndafila të bardhë

 

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot për 80-vjetorin e lindjes aktorin e njohur Reshat Arbana. Në një mesazh në Facebook, Presidentit shprehet se Reshat Arbana e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare, duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat. “Shumë urime Nderit të Kombit dhe skenës shqiptare, mjeshtrit të papërsëritshëm të aktrimit, Reshat Arbana, në 80-vjetorin e Tij të lindjes! Origjinal në çdo rol dhe frymëzues në çdo interpretim, me zë kumbues, talent të jashtëzakonshëm artistik dhe falë një personaliteti të rrallë që rrezaton fisnikëri, Reshat Arbana e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare, duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat. Me padurim presim ta rishohim në role të reja! Për Reshat Arbanën do të ketë vetëm pranvera!”,- shprehet Presidenti Meta në mesazhin e tij.

Reshat Arbana lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë, Shqipëri. Ai është një aktor teatri dhe filmi. Një nga aktorët më popullorë të kinemasë shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963. Pasi i kreu studimet në shkollën e lartë për aktorë “Aleksander Moisiu”, pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë, më 1968, filloi punë në Radio Tirana. Nga viti 1977 e deri sa doli në pension ishte aktor i Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Ndër rolet më të spikatura në film: Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek Kush vdes në këmbë 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek Kur hapen dyert e jetës 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën Streha e të harruarve.

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”

Më 26 nëntor 2011 në koncertin “Nëntori II” organizuar në kuadrin e javës së kulturës shqiptare me rastin e 99 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata shqiptare në Parma të Italisë “Scanderbeg” i dorëzoi çmimin “Skënderbeu – Diaspora shqiptare në Itali” zotit Reshat Arbana të akorduar në emër të 24 shoqatave dhe subjekteve në Itali me motivacionin: Për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori, ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin dhe kulturën që e karakterizon përherë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here