Vasili: Shqiptarët të zgjedhin Brukselin me opozitën, ose Bjellorusinë me Ramën

0
117

Petrit Vasili, përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik tha për Euronews Albania se në mbledhjen e fundit të mbajtur dje palët u duken të largëta sa i përket arritjes së një konsensusi.

“Palët janë në dy pozicione”, – u shpreh ai, duke shtuar se qëllimet e sinqerta të opozitës janë në kundërshtim të plotë me ato të një partie që po bën çdo lloj manipulimi politik për të shtyrë edhe ca ditë më shumë në pushtet.

I pyetur lidhur me kërkesën e z. Gjiknuri që drafti i propozimeve të opozitës të jetë gatu deri të premten ose në të kundërt mazhoranca do ti miratonte vetë, nënkryetari LSI theksoi se kjo i është dukur një “idiotësi”. Sipas tij, ishte shumica politike ajo që propozoi ndryshimet kushtetuese dhe nuk i takonte opozitës të kishte gati projektligjet.

Opozita ju referua rregullimit të çështjeve të koalicioneve, të cilat sipas Vasilit ngelen manipulime politike.

“Një kushtetutë nuk mund të ketë ligje kaq të çmendura dhe antidemokratike që partitë pas zgjedhjeve mund të organizohen në koalicione, por nuk mund të organizohen para zgjedhjeve”, – tha nënkryetari i LSI.

Sipas tij, shqiptarët mund të bëjnë diferencën mes forcave politike, duke zgjedhur Perëndimin në vend të Lindjes.

“Një qeveri që nuk i do zgjedhjet e lira, e cila do ta izolojë Shqipërinë e cila do të manipulojë me çdo mjet që ka që nuk e ndryshon dot fatin, por aman për të krijuar një bindje absolute duhet të ndahemi sa më parë me një qeveri të tillë, pasi Shqipëria me këtë kryeministër nuk shkon drejt Evropës së bashkuar, por shkon drejt ca realiteteve lindore nga ato që fitojnë me 90 për qind, shkon drejt  Bjellorusisë.

Dhe shqiptarët kanë dy dilema, 2 B; o Brukselin o Bjellorusë. Me opozitën shkojnë në Bruksel siç u liberalizuan vizat e u anëtarësuam në NATO, me Edi Ramën kanë destinacion vetëm Bjellorusinë”, – theksoi z. Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here