Tronditet sërish Tirana, vritet një person… Policia mbërrin në vendngjarje

0
133

Një grua ka mbetur e vrarë mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Bathore, dhe bëhet fjalë për krim në familje. Kunati ka vrarë kunatën. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për çështje morali.

Njoftimi paraprak nga Policia e Shtetit

Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here