Revolta e naftëtarëve të Ballshit si panoramë e votës plebishitare kundër Rilindjes me 25 prill

0
179

Qeveria “Rama” në të gjitha këto vite, nuk e vlerësoi asnjëherë seriozisht problemin e naftëtarëve. Aq më pak shqetësimet e tyre, për të cilat dha vetëm premtime boshe e asnjëherë një zgjidhje afatgjatë. Protestat e naftëtarëve dhe grevat e tyre ndër vite shërbyen vetëm për  të marrë një lëmoshë dhe jo rrogat sic i takonin si edhe rifillimin e punës së Uzinës.

Premtimet me radhë të Ramës, Gjiknurit, Ballukut, Ahmetajt e Ballës për zgjidhjen e situatës, rezultuan thjesht bajate.Në fakt, aleatët e Rilindjes janë vetëm oligarkët, ata me të cilët ndan pasuritë e shqiptarëve dhe përfiton në kurriz të biznesit në ndershëm. Dhe me rastin e naftëtarëve, nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Por revolta e djeshme në Ballsh tregoi se qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës nga ky regjim që mendon vetëm për pushtetin, duke mos venë asnjëherë në plan të parë interesat e qytetarëve. Revolta e naftëtarëve është një ndër treguesit e shumtë vërtetues të urrejtjes popullore që ka shkaktuar qeveria “Rama” me vendimet e saj.

Ndaj dhe në çdo sondazh që zhvillohet, qoftë edhe aot që bën vetë PS, rezultatet janë tejet zhgënjyese për Rilindjen. Propaganda tashmë është demaskuar tërësisht, askush nuk beson më në premtime false.

Në këto 7 vite, Rama i vërtetoi shqiptarëve se Rilindja është një sekt që qëllim parësor ka mbajtjen e karriges së pushtetit me çdo kusht e çdo çmim. Dhe këtë qëllim e përmbush duke shkelur mbi qytetarët, mbi të drejtat e tyre e madje edhe duke i përkeqësuar jetesën, përmes vendimeve klienteliste dhe aspak në interes të sovranit.

Revolta  e naftëtarëve është vetëm një panoramë e minimizuar e asaj që pritet të jetë përgjigja e shqiptarëve në 25 prill 2021 për Rilindjen dhe “bëmat” e saj. Në 25 prill shqiptarët do të votojnë kundër varfërimit e mjerimit që i shkaktoi qeveria “Rama” në dy mandate, do votojnë kundër vrasjes së shpresë së të rinjve, do votojnë kundër eksodit masiv të shqiptarëve, do votojnë kundër bashkëpunimit qeveri-oligarki.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here