Standard.al

Ditëlindja e aktorit Reshat Arbana, Presidenti Meta i dërgon një buqetë me 80 trëndafila të bardhë

0

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot për 80-vjetorin e lindjes aktorin e njohur Reshat Arbana. Në një mesazh në Facebook, Presidentit shprehet se Reshat Arbana e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare, duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat.

“Shumë urime Nderit të Kombit dhe skenës shqiptare, mjeshtrit të papërsëritshëm të aktrimit, Reshat Arbana, në 80-vjetorin e Tij të lindjes! Origjinal në çdo rol dhe frymëzues në çdo interpretim, me zë kumbues, talent të jashtëzakonshëm artistik dhe falë një personaliteti të rrallë që rrezaton fisnikëri, Reshat Arbana e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare, duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat.

Me padurim presim ta rishohim në role të reja! Për Reshat Arbanën do të ketë vetëm pranvera!”,- shprehet Presidenti Meta në mesazhin e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.