‘Policia në shërbim të regjimit’- Bushati debaton me Sandër Lleshaj për dhunën te Teatri Kombëtar

0
137

 

Debate të forta u zhvilluan në emisionin “Open”, mes Andi Bushatit dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Debati mes tyre u zhvillua për dhunën e krijuar te Teatri Kombëtar. Debati mes tyre nis kur Andi Bushati i tha se policia ka dhunuar protestuesit dhe ata ishin pa numër identifikimi.

Pjesë nga debati:

Bushati: Keni inspiruar policinë që të ushtrojë dhunë dhe të jetë në shërbim të regjimit. Te teatri Kombëtar policë ishin zhveshur nga mjetet identifikuese, totalisht në shkelje të ligjit.

LLeshaj: Unë nuk e quaj regjim, e quaj shteti shqiptar. Kur policia vepron si strukturë, është relevate mbajtja e shenjave identifikuese.

Bushati: Më 21 janar mbajti përgjegjësi personale ai që qëlloi. Nuk u arrestua kryeministri i asaj kohe. Si mund ta identifikonin ne policët që dhunonin, si ai polici që dhunoi gazetarin Lela.

LLeshaj: 21 janari është turpi i këtij vendi. Nuk mund të bëhet një krahasim i tillë. Po ai polici u identifikua.

Bushati: Ai polici u idenfitikua sepse kishte kamera. Shkuat si shërbëtor i regjimit dhe ushtruat dhunë. Barbari e quajti Le Monde.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here