Standard.al

NASA jep lajmin e jashtëzakonshëm pas zbulimeve të fundit në planetin e Venusit

0

Zbulimi i gazit fosfinë në Venus është ndoshta fakti më i rëndësishëm në kërkimin e jetës jashtëtokësore, sipas NASA.

Ata gjetën një lloj gazi që tregon ekzistencën kushteve të përshtatshme për jetesën e mikrobeve. Shkencëtarët thonë se ky zbulim tregon mundësinë e jetës përtej planetit Tokë.

Një ekip shkencëtarësh ka zbuluar  shenja të mundshme të jetës në Venus. Ata thanë se prania e gazit fosfinë në retë e Afërditës tregon se në këtë planet mund të banojnë mikrobe. Studiuesit nuk i zbuluan format aktuale të jetës, por thanë se në Tokë fosfina prodhohet nga baktere që rriten në mjedise me mungesë oksigjeni

“Unë isha shumë e befasuar – e shtangur, në fakt”, tha astronomja Jane Greaves, nga Universiteti Cardiff në Uells, autore kryesore e kërkimit.

 

 

Jim Bridenstine, administrator i  NASA, tha se mund të ketë ardhur koha që t’i jepet përparësi Venusit për misionet planetare kërkimore. Venusi deri më tani, nuk ka qenë fokusi i kërkimeve të jetës  në sistemin diellor.

Image

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.