Standard.al

Fifi ka dy fjalë për ata që s’pranojnë rënien e saj nga pesha

0

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi ka rënë goxha në peshë kohët e fundit dhe kjo për shkak të problemeve shëndetësore.

Por, mesa duket jo të gjithë e kanë pritur mirë rënien nga pesha të këngëtares.

“Fifi unë shumë të kanë vlerësuar tepër, ke qenë numër 1 me stilin tënd. Por unë mendoj që ok të humbësh kilogramë, po ti tani të humbasësh shumë je bërë si ato të tjerat, kurse shëndeti yt ka qenë forcë.

Për të gjitha ato që ke thënë se estrada nuk i pranon për kilogramët që kanë, tani edhe ti je bërë si ato të tjerat”.

Ky mesazh nuk është pritur mirë nga Fifi, dhe ka reaguar menjëherë duke iu përgjigjur njëherë e mirë të gjithë kritikuesve.

Artistja është shprehur se e ka dashur gjithmonë trupin e saj, në çdo lloj forme, si me shumë kilogramë edhe tani që ka rënë drastikisht nga pesha.

“Për mesazhe të tilla unë kam vetëm një përgjigje. Unë çdo herë e kam dashur trupin tim si kur kam qenë 100 kg si tani 69 kg. Zoti ju bekoftë e ju dhëntë dashuri në vend të vrerit! Me shumë dashuri Fifi”.

 

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.