Biberaj: Mazhoranca është ilegjitime, ky nuk është një rrotacion, por një ndryshim i madh

0
87

I ftuar në Ora News, ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj u shpreh se kjo mazhorancë është ilegjitime pasi janë manipuluar zgjedhjet e vitit 2017.

Aleksandër Biberaj: Kjo mazhorancë është ilegjitime pasi janë manipuluar zgjedhjet e vitit 2017, ndërsa pjesa tjetër e parlamentit  sigurisht është aty për interesat e tyre dhe nuk përfaqësojnë votuesin opozitar. Ndërsa ndryshimet kushtetuese duhet të ishin bërë me një konsensus, sikurse janë bërë këto 30 vite. Nuk ka demokraci nëse i ndalon koalicionet parazgjedhore me ligj. Por duke e ndjerë veten të braktisur para zgjedhjeve Rilindja mendon që të penalizojë opozitën duke i hequr koalicionet. Të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë për të rrëzuar këtë rrezuar këtë regjim.

Biberaj tha se ky nuk është një rrotacion, bëhet fjalë për një ndryshim të madh në shumë sektorë.

Aleksandër Biberaj: Është e turpshme që në vitin 2020 Shqipëria të diskutojë akoma bukën e gojës. Gjatë 30 viteve ka pasur korrupsion, por sikurse ka ndodhur në këto 8 vite, nuk ka ndodhur ndonjëherë. Ky nuk është një rrotacion, bëhet fjalë për një ndryshim të madh në shumë sektorë. Kryefjala e PD-së do të jetë ekonomia. Nuk do të ketë asnjë kompromis me korrupsionin. PD dhe Opozita do të ketë një rezultat spektakolar dhe Rilindja do të ketë mandatin më të dobët. Të gjitha sondazhet na nxjerrin ne fitues, por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të përpiqemi.

Biberaj shtoi se Tiranën sot, është treguesi i keqqeverisjes, i korrupsioni dhe i bashkëpunimit me krimit.

Aleksandër Biberaj: Po të shikosh Tiranën sot, është treguesi i keqqeverisjes, i korrupsioni, i bashkëpunimit me krimit. 1.5 miliardë dollarë pastrohet në tiranë, nuk ka mbetur më zonë jeshile. Janë hapur ndërtimet vetëm për të vjedhur, duke e bërë qytetin të pabanueshëm.  Sa për reformën në drejtësi, kush ka vjedhur le të shkojë në burg. Në dorë fatet e reformës i kanë shqiptarët në dorën. Roli i ambasadorëve është vetëm këshillues.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here