Standard.al

Vetpërsekutimi i turpshëm i Besës për dialektin

0

Nga Andi Bejtja –

Ky vetpërsekutimi i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini sikur opozita e paska lincuar se nuk fliska shqipen zyrtare është jo thjesht groteks, po i turpshëm.

Para se t’i lëshonte këto fjalë Besa duhej ta dinte se opozita ka bastione të saj pikërisht ato zona ku dialekti është më i ngjashëm me atë të sajin, madje liderë të mazhorances janë tallur nën zë dhe mbi zë për këtë dialekt…

E dyta, para se ta deklaronte këtë duhet të pinte një kafe me bashkëkombasin e saj Albin Kurti e ta pyeste “si ka mundësi nuk ta zënë me gojë këtë dialektin tonë as në mejhanet me fanatike të Tirones ku flitet me O” …

Dhe nëqoftëse nuk e bindte as përgjigjja e Albinit të shkonte të pinte një kafe me trajnerin e Tirones Emanuel Egbo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.