Në ditën e parë të shkollës, mes vështirësive të pandemisë, Shahini ikën nga detyra

0
89

Në ditë e parë të rinisjes së shkollës, mes vështirësive të mëdha për këtë vit shkollor të pazakontë për shkak të pandemisë, ministrja e arsimit Besa Shahini u takua me kryeministrin Rama për të bërë publike largimin e saj nga detyra.

Një papërgjeshmëri totale si nga ana e Shahinit ashtu edhe nga kryeministri, i cili ose duhej ta kishte liruar që në korrik kur e kërkoi ministrja dorëheqjen ose duhej ta kishte detyruar që të paktën ajo të qëndronte deri në fundvit.

Në një situatë ku shkollat po hasen me mësimin me masa për shkak të koronavirusit, ministrja e arsimit e cila duhej të kishte përgatitur planin dhe të shihte zbatimin e tij, jep dorëheqjen nga detyra. Absurd total!

Nga ana e saj, Shahini nuk nguroi të lëshonte disa kunja, drejtuar kundërshtarëve politikë por edhe vetë Ramës.  “Ka qenë e paimagjinueshme për mua që opozita do të ngrihej nga dita e parë të sulmojë prejardhjen dhe dialektin tonë. Të thuhet se shqiptarët që flasin dialektin Kosovar (apo verior) janë më pak inteligjent apo me pak të mençur, është epitomi i racizmit. Natyrisht, s’mund të quhet racizëm se jemi i njëjti komb, por që janë përdorur taktika të njëjta, kjo nuk mund të mohohet.”, tha ajo drejtuar opozitës.

Ndërsa për kryeministrin kishte një kunjë ku pohoi: “Do të angazhohem për të majtën, një të majtë të re, demokratike, jo demagogjike, përfaqësimi gjinor që keni realizuar është shumë i mirë”.

*STANDARD.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here